Categories: Uncategorized

Skandali në Kakavijë në sy të Botës, “Le Figaro”: Mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi me Greqinë

Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan të premten në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para hyrjes në fuqi të detyrimit për karantine nga shteti helen.

Le Figaro e pershkruan keshtu gjendjen ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije, ku kane mbetur ne nje radhe gati biblike, ne pritje deshperuese per te shkuar ne shtetit fqinj, ku jetojne e punojne.

Të lidhura

None found

Radha e rreth 4,000 veturave ka arritur mbi 20 kilometra, nderkohe qe sipas medias se huaj, ajo ka nisur pas njoftimi në fillim të kësaj jave për masat e reja greke lidhur me menaxhimin e situates nga koronavirusi.

Nga 16 gusht, Policia njoftoi se ne Greqi do te hyje nje maksimum prej 750 personash në ditë permes Kakavijes. Ata duhet të kenë një provë negative Covid-19, të realizuar 72 orë para ardhjes së tyre, dhe gjithashtu do izolohen për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas regjistrimit të rasteve te reja me koronavirus.

Shume prej shqiptareve kanë qenë duke pritur për tre ditë në kufi, i tha një zyrtar rajonal i policisë AFP-se, duke specifikuar se “ekipet e shëndetit grek (ishin duke punuar) me një staf të zvogëluar” dhe se posta kufitare ishte e mbyllur natën.

Sipas rregullave që janë ende në fuqi deri më 16 gusht, shqiptarët që hyjnë në Greqi testohen për Covid-19 në kufi.

Disa mijëra shqiptarë punojnë në Greqi, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Ata kthehen gjatë verës për të kaluar pushimet në vendin e tyre. Policia lëshoi ​​pamjet e efektiveve që shpërndanin shishe uji njerëzve qe presin ne vape perveluese. Ministria e Jashtme shqiptare tha në një deklaratë se autoritetet greke kishin ndërmarrë përshpejtimin e procedurës aktuale në kufi, nga 200 në 300 prova në orë.

Situata në lidhje me Covid-19 gjithashtu është përkeqësuar në Shqipëri ditët e fundit, me një numër rekord prej 154 infeksionesh ditën e enjte në një ditë. Gati 220 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i epidemisë.

të fundit

Harry Kane flet sërish për Topin e Artë: Stili im i veçantë mund të ndryshojë rolin e numrit nëntë

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti, është mburrur për tiparet e…

4 seconds ago

Oliver Millanov largohet nga drejtimi i AUV-it, Qeveria emëron Jovica Andovskin

Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…

4 minutes ago

Pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e tretë duhet të kryhet deri më 30 nëntor

Qytetarët që skanuan faturat fiskale përmes aplikacionit "MojDDV" në periudhën nga korriku deri në shtator së shpejti do të marrin…

4 minutes ago

Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh, shpëton drejtuesi i mjetit

Pak minuta më parë, një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar. Menjëherë…

13 minutes ago

Real Madridi kryeson garën për JJ Gabriel, sipas Fabrizio Romanos

Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë…

18 minutes ago

Kurti calls for state policies that address the mental health of children and young people

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra…

28 minutes ago