Detaje të reja zbulohen nga krimi në Shkodër ku mbeti i vrarë 23 vjeçari Gledis Kraja.
Mësohet se arma prej të cilës dolën plumbat ishte siguruar nga vetë ai që ia kishte dhënë shokut të ngushtë, Stjuart Smakajt e që ky i fundit qëlloi aksidentalisht mbi mikun e tij duke i marrë jetën.
Kjo është zbuluar nga dëshmia e Smakajt, njërit prej dy vëllezërve që morën pjesë në ngjarjen kriminale ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku pas një konflikti me shtetasin Denis Hallili, që ishte edhe shenjestra e atentatit mbeti i vdekur miku i tyre.
Stjuart Smakaj ka shtënë drejt pronarit të një mobilerie, që e kishte dërguar porosinë mangut ndërsa Gledisi sapo ishte futur në mjet shumë pranë Halilit.
Kraja ka gjetur një armë dhe ja ka dhenë Smakajt për mbrojtje, i cili nga kati i dytë ka qëlluar plot 18 herë në drejtim të punëtorëve. Mësohet se i riu 23-vjeçar person me precedent të mëparshëm penal, ka dëshmuar se e ka marrë armën pasi ka pasur frikë se do të ishte Halili ai që do ta vriste më parë.
Fillimisht sherri mes këtyre dy personave ka nisur për parkimin dhe më pas ka degraduar kur ata kanë parë që mungonin dy karrige, në porosinë e bërë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës por jo vetëm, ndërsa janë prapa hekurave Deniis Halili dhe Stjuart Smakaj, ndërkohë, vëllai i këtij të fundit që ka qenë i pranishëm, Sebastiani, ndodhet në arrati.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…