Categories: Uncategorized

Si në filma: Po e ndiqte policia, shqiptari përplaset dhe tenton të largohet përsëri

Një operacion i policisë greke për të kapur një shqiptar është i denjë për film aksion. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Zografou të Athinës, ku policia tentoi të ndalonte një shqiptar i cili ndodhej në një makinë të bardhë.

Por sapo i riu ka pikasur policinë i ka dhënë gaz makinës duke u përpjekur të largohej.

Tentativa për t’i shpëtuar policisë dështoi nga të shtënat me armë të policisë greke dhe më pas përplasja e makinës së shqiptarit me dy pemë, raporton Zougla.gr

Pas përplasjes, i riu përsëri tentoi të largohej duke dalë nga makina, por nuk ia doli pasi u vu në pranga nga policia.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe një operacion ku jetonte i riu shqiptar, i cili ka qenë i njohur për drejtësinë greke në fushën e vjedhjeve.

Hetimet e policisë vazhdojnë, pasi janë në kërkim edhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me të riun shqiptar.

të fundit

Publikohen pamjet e para të sulmit amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit (VIDEO)

Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë publikuar, ku kanë filluar të publikohen…

5 minutes ago

Alarmi i Sociologëve: Gjuhë urrejtjeje në shoqëri, thirrje për ndryshim Kombëtar

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…

26 minutes ago

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

50 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

52 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

1 hour ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

2 hours ago