Kreu i ILD, Artur Metani në një komunikim për mediat deklaroi se ILD është një institucion i pavarur, ndërsa theksoi se çdo interes i juristëve që duan të kontribuojnë në drejtësi do të vlerësohet maksimalisht. Metani theksoi se komunikimi për mediat do të jetë shumë transparent.
“Janë rreth 27 vende vakante të cilat do të prezantohen në faqen zyrtare, online. I bëj thirrje të gjithë juristë që duan të kontribojnë në drejtësi të aplikojnë dhe çdo interes i tyre do të vlerësohet plotësisht. ILD ka vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet. Për shkak të mugesës së inpektimit për një kohë të gjatë, ILD-së do ti kalojë një volum i madh ankesash rreth ku rreth 900 prej tyre të trashëguara”, tha Metani duke theksuar se prioritet kanë ankesat që po u skadon afati 5 vjeçar, i njohur si koha limit e shqyrtimit pasi më vonë parashkruhet.
None found
Më tej ai theksoi se nga data 1 shkurt 2020 kanë filluar ankesat e para të cilat kërkojnë një analizë të plotë. Ai u shpreh se ILD brenda kapaciteteve po planifikon një plan masash afatshkurtër. “Në ushtrim të funksioneve Kushtetuese ILD do ti japë prioritet inspektimit. Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përveç emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet”, u shpreh ai.
Ndërkohë i pyetur nëse e pengon fakti që është vëllai i ish-ministres në detyre, ai e ka shmangur pyetjen.
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale hapën një tjetër front…
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale hapën një tjetër front…
Gjimnazistët e Kamzës, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit në…
Ylli i Trabzonsporit, Mohamed Salah ka arritur një rekord të rrallë pas debutimit të tij në garën e Ligës së…
Të rinjtë dhe nxënësit e Fushë-Arrëzit kanë bojkotuar mësimin për t’u ngritur në protestë. Ata kanë dalë në rrugë për…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur,…