Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i përgjigjet mjekut të njohur infeksionist, Tritan Kalo, i cili doli kundër propozimit të tij për uljen e pagave të punonjësve të administratës dhe pensioneve.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Beqaj deklaroi se në shkrim është shprehur që nga ky propozim duhen përjashtuar ata që janë në vijën e parë të frontit në betejën me koronavirusin.
Beqaj i kërkon “llogari” mjekut të njohur duke thënë se “habitet se si Kalo gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit”.
“Ai ka reaguar i pari, dhe mesa kam parë tekstin më rezulton që ai e ka lexuar. Por përsëri nuk ka arritur të kuptojë thelbin e kërkesës time të përdorimit të parave publike me standard të njëjtë. Nga ana tjetër habitem se si mjeku që ju thoni gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit. Kjo më habit. Po ta shikosh me kujdes shkrimin, them përjashtuar ata që janë në vijën e frontit. Për cfarë është ndjerë i prekur? Nëse e ka lexuar të bardhe mbi të zezë? Vetë ai nëse e ndjen veten në vijën e parë të frontit, të paktën individualisht nuk prekej” tha Beqaj, ndërsa komentoi edhe akuzat e ngritura nga mjeku.
Ja çfarë shkruante Tritan Kalo pas propozimit të Beqajt për ulje pagash e pensionesh.
“Krizën do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….dakord, po fitimet tuaja si politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..apo lopa do të vijoj të mbetemi ne taksapaguesit, “il poppolo albanese”, ndërsa qumështi do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga ju….no way….sa mirë na zhytët në qorrsokaket e demon-kracisë “made in albania” me yshtjen tuaj “bashkëfajtorë, bashkëvuajtës”, tani duhet ju së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që ju keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…hapini sytë e mëndjes ju bashkëkombas…..quoa vadis Shqipëria ime!!!” shkruan mjeku.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…