Categories: Uncategorized

Si do të lëvizin këmbësorët nga 30 marsi? Policia jep sqarimin e ri

Në këto kohë të vështira, rregulla të reja dalin cdo ditë.

Përsa i përket lëvizjes në vazhdim, do të funksionojë me leje.

Të lidhura

None found

Sqarim i Policisë së Shtetit

Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars?

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në zonat urbane, Policia e Shtetit sqaron se:

Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë.

Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.

Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve.

të fundit

Përplasja me armë zjarri në Bushat, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “2Bajri”

SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,…

7 minutes ago

VIDEO/ Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një person

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja. Mësohet se tre automjete…

11 minutes ago

Përfundon vizita e Trump në Kinë/ Xi Jinping: Historike, të zbatohen dakordësitë e arritura! Presidenti i SHBA-ve: Takim i suksesshëm

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial Air Force One, duke përmbyllur vizitën…

32 minutes ago

Në kërkim të Elson Reçit, RENEA aksion në Mirditë, kontrolle në banesën e tij

Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe forcat RENEA, kanë zhvilluar kontrolle të shumta në Mirditë.…

54 minutes ago

Kryeministri Rama në Estoni me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026! Zbardhet agjenda

Këtë të premte, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e…

59 minutes ago

Trump shpreson që marrëdhëniet SHBA-Kinë të jenë më të forta dhe më të mira se më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur shpresën se marrëdhëniet me Kinën do të jenë më të forta dhe më…

2 hours ago