Categories: Uncategorized

Shumë shpejt fillon shpërndarja e “pagave të luftës”, kush përfiton?

Në datën 1 prill, të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milion lekë dhe që janë mbyllur me vendim qeverie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, mund të aplikojnë për të marë ndihmën financiare prej 26 mijë lekësh.

Drejtorja e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka sqaruar se ndihma financiare do të jetë për periudhën prill-qershor dhe do të shpërndahet për personat e punësuar apo të vetëpunësuar. Nga të dhënat rezultojnë se nga kjo ndihmë do të përfitojnë mbi 60 mijë persona.

Të lidhura

None found

“Ndihma ekonomike nis që nga data 1 prill, pasi një pjesë e aktiviteteve kanë ushtruar aktivitet gjatë marsit dhe kanë detyrimin për të deklaruar aktivitetin që kanë kryer gjatë marsit. Ndihma është menduar për një afat maksimalisht 3 mujor, për sa kohë që këto aktivitete do të qëndrojnë të mbyllura.

Pritshmëria që kemi në bazë të dhnëave që ne kemi në bazë të dhënave të administratës tatimore është që rreth mbi 60 mijë të punësuar apo të vetëpunësuar me pagë zero do të përfitojnë nga kjo ndihmë”.

Për shak të disa vendimeve të fundit për hapje biznesesh siç janë gomisteritë apo libraritë drejtorja e Tatimeve thekson se po punohet për një listë përfundimtare të subjekteve që përfitojnë nga ky vendim .

“Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë disa urdhëra në periudha të ndryshme, ne jemi duke punuar listën finale dhe do ta publikojmë në faqen e Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve”, sqaroi ajo.

Aplikimi do të bëhet vetëm online dhe disa të dhëna do të jenë të plotësuara nga sistemi tatimor.Ndërsa i rëndësishëm është dërgimi i llogarive bankare ku do të bëhet kalimi i pagesës nga thesari.

“Për këtë arsye në format është përcaktuar lista e individëve që përfitojnë dhe është shumë e rëndësishme që të përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare.

Për bizneset e vogla që deklarojnë një herë në tre muaj, ne do të marrim në konsideratë deklaratën e muajit dhjetor dhe të gjithë lëvizjet për marrjen në punë apo largimin nga puna që çdo tatim pagues ka bërë deri në datën 10 mars”, sqaroi ajo.

Pas aplikimit drejtoria e Tatimeve ka një afat 10 ditor për të verifikuar të dhënat për të qenë përfitues. Në total fondi i vënë në dispozicion nga buxheti për këtë paketë është 5.8 mld lekë.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

3 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

3 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

4 hours ago