Categories: Uncategorized

Shqiptari në SHBA rrëfen përballjen me koronavirusin: Kisha dhimbje të forta

Numri i shqiptarëve që janë infektuar me koronavirus në SHBA vijon e rritet.

Ama edhe lajmet e mira nuk mungojnë.

Çifti shqiptaro-amerikan Driton dhe Valbona Burta kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin, por kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë.

Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për “Zërin e Amerikës”, Dritoni tregoi momentet e tmerrit, që kaloi bashkë me bashkëshorten, dhe si nuk i pranuan në Neë York për të bërë testin, pasi ishin të rinj dhe nuk i vlerësuan si rast emergjent.

Intervista:

Sa kohë t’u bënë në karantinë?
Kemi që më 29 mars që jemi në karantinë. Simptomat e para filluan atë ditë dhe besoj duhet të jemi edhe një javë tjetër në karantinë.

Të dy njëherësh iu filluan simptomat?
Ishte e çuditshme, të dyve njëherësh. Mbase nusja filloi një natë më përpara, por më 29 kishim të dy temperaturë dhe ethe. Ditën e parë filluam me temperaturë dhe kishim shumë ethe. Pas orës 19:00 këto ethe ishin shumë të theksuara, kam vënë dy-tre batanije, se nuk ngrohesha dot. Menjëherë morëm taylot hot. Dy ditët e para ishim kështu, pastaj kaloi në një dhimbje koke dhe trupi, sikur na kishte rrahur njeri, sidomos nga shpatullat. Një ditë më kapi dhe dhimbje mesi, ishte me simptoma të ndryshme. Tani kemi gjashtë ditë që kemi humbur edhe shijen, nuk ndjejmë asgjë në ushqim, as kripë, as sheqer, as limon, asgjë.

Si vendosët që të shkonit të diagnostikoheshit?
Ne morën në telefon këtu në Neë York për teste, por nuk na pranuan, se ishim të rinj, dhe sepse marrin rastet emergjente dhe ne nuk konsideroheshim emergjentë. Nuk na lanë kohë që të shkonim të bënim një test. Folëm në telefon me doktorin, na tha që ne e kemi, por duhet të rrimë në shtëpi dhe ta monitorojmë, vetëm kur të kemi probleme me frymëmarrjen duhet të shkonim te spitali. Ne jemi rreth moshës 37 vje, të dy nuk kemi pasur probleme shëndetësore, por ne kemi njerëz që i njohim pa probleme, por dolën me probleme.

Si mendon që e more infeksionin?
I kemi ndjekur shumë strikt masat, kemi 3 javë plus pa dalë fare, thjesht kemi dalë për pazar, me mbrojtëse.

Çfarë këshille do japësh?
Kjo kalon shumë shpejt, thjesht një kontakt, ose një prekje dore, ose kur kemi larë rrobat. Ju lutem qytetarëve të mos rrinë afër, ose të paktën afër të moshuarve.

të fundit

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…

23 minutes ago

Ervin Salianji takon prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i vrarë në ambientet jashtë shkollës: Ngjarje të tilla, këmbanë alarmi për të gjithë ne!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…

1 hour ago

Pas vrasjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij flet për herë të parë publikisht: Do të vazhdoj turnetë dhe podkastet

Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…

1 hour ago

Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të dekretuar në Shqipëri?

Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…

2 hours ago

“Vuante nga ishemia dhe diabeti”/ Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, familjarët e Besnik Koçiut: Të hapen kamerat! U mbajt i izoluar dhe nuk iu dha ndihma e parë

Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…

2 hours ago

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

3 hours ago