Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni, Mithat Haxhiislami, i njohur me nofkën Miki, ka thënë sot shteti japonez po e përballon shumë më lehtë pandeminë COVID-19 se shtetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haxhiislami tregoi se janë tri gjëra që kanë bërë që japonezët ta kalojnë më lehtë këtë situatë dhe ato janë kultura e bartjes së maskës, jo përqafimi dhe zbathja e këpucëve para se me hy në shtëpi.
None found
“Ka edhe elemente tjera që ndikojnë, por këto po dalin të jenë kryesoret”, tha ai.
Ai bëri të ditur se numri i vdekjeve në Japoni është rreth 700, në një popullatë prej rreth 127 milionë.
Haxhiislami bëri të ditur se Japonia në shumicën e prefekturave ka larguar masën e jashtëzakonshme, masë kjo që ka qenë më e lehtë se në vendet tjera, ndërsa shteti po ndihmon bizneset.
Ai tha se janë diku rreth 120 shqiptarë që jetojnë atje dhe sa ka informacione nuk ka që janë prekur nga coronavirusi.
Afaristi nga Kosova duke folur për shqiptarët në Japoni tha se shumica janë nga Shqipëria, por ka edhe nga Kosova.
Sipas tij, ata janë të orientuar në edukim dhe shumica janë asistentë në universitete. /RTVDukagjini/
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…
Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…