Categories: Uncategorized

Shqiptari kapet në shtëpinë e barit, sa ishte paguar për ta ruajtur

Shqiptarët dhe shtëpitë e barit tashmë prej disa kohësh janë kthyer në një problem për autoritetet në Angli.

Këtë herë një shqiptar është arrestuar dhe ka deklaruar në policisi se ishte paguar 4,000 paund për të mbikëqyrur një fabrikë kanabisi në shkallë të gjerë në Durham.

Albert Rami u përpoq të shpëtonte përmes dritares së kuzhinës kur policia ndërhyri më 8 korrik.

Phillip Morley, duke ndjekur penalisht rastin, tha se katet e poshtme të ambienteve, ishin të banueshme.

Por, në dhomën e gjumit të parë 53 bimë ishin duke u rritur, ndërsa 27 të tjera u gjetën në katin e parë dhe 84 bimë të tjera të papjekura u gjetën në papafingo.

Morley tha që secila nga dhomat e rritjes ishte e pajisur me sisteme ventilimi.

Materiale bimore të grumbulluara nga korrjet e mëhershme u gjetën gjithashtu.

Një ekspert i drogës i policisë vlerësoi se kishte mundësi për tre korrje në viti dhe të ardhurat mund të ishin deri në 200 mijë paund në shitje me pakicë.

Morley i tha gjykatës: “Sipas mendimit të tij ishte një kultivim tregtar në shkallë të gjerë.

“Kur u mor në pyetje, i pandehuri pranoi se atij i ishin paguar 4,000 £ për t’u kujdesur për bimët dhe kishin qenë atje për rreth katër deri në pesë muaj. Ai ishte i vetëdijshëm se po kujdeste bimët e kanabisit.”

Tridhjetë vjeçari Rami, i cili nuk ka dënime të mëparshme në këtë vend, pranoi akuzën.

Toni Davis, avokati, tha se Rami, “një i ri, relativisht i ri” erdhi në këtë vend përmes Irlandës dhe hoqi dorë nga një punë për të larë makinat në Belfast duke udhëtuar për në Angli, përmes Merseyside.

Gjykatësi James Adkin vendosi një dënim me 27 muaj burg, duke shtuar se pas kryerjes së dënimit e priste dëbimi.

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

4 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

5 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

5 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

5 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

5 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

5 hours ago