Categories: Uncategorized

Shqipëria i erdhi në ndihmë Italisë duke dërguar 30 mjekë, këto janë shkrimet e mediave ndërkombëtare

Ditën e djeshme Shqipëria u solidarizua me Italinë duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia ku numri i viktimave ka kaluar 10 mijë. Nisja drejt Italisë e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Shqipëria, një nga vendet më të varfëra në Europë, dërgoi një ekip mjekësh dhe infermierësh në Italinë fqinje për ta ndihmuar për pandeminë e koronavirusit”, shkruan Reuters duke përmendur që edhe Italia e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë historisë.

Neë York Times shkruan ndër të tjera: “Qeveria e kryeministrit Edi Rama do të paguajë 11 milion lekë për të paguar 30 vullnetarët që do të punojnë për një muaj në zonën e Bergamos”.

Gazeta më e madhe greke Kathimerini shkruan: “Roma ka ndihmuar Shqipërinë në krizat me të cilat është përballur që nga rënia e regjimit komunist në fund të viteve 1980, dhe Tirana i sheh ndihmat tani si një mundësi për të ‘shlyer’ këtë borxh, edhe nëse kontributi i tyre është i vogël”.

Gazeta e njohur italiane Il Messaggero shkruan: “Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun e tyre në vështirësi”, me këto fjalë kryeministri shqiptar Edi Rama shoqëroi largimin e ekipit prej 30 mjekësh dhe infermierësh për në Itali”.

të fundit

Shtyhet seanca për Jorgo Goron/ Prokuroria kërkon më shumë kohë

Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe…

6 minutes ago

Ylli i serialeve turke Burak Özçivit me pushime në Shqipëri, ja cilin qytet ka zgjedhur aktori (FOTO)

Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi. Aktori, i njohur për…

19 minutes ago

E rëndë në Korçë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet

Ditën e djeshme, një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në…

32 minutes ago

Vrasja e 20-vjeçarit Grei Bihuci/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur

Prokuroria e Fierit, ka dërguar në gjyq, dy autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur…

1 hour ago

Arrestimi i Fabian Muçollarit/ Në vitin 2016 ekzekutoi shokun për një vajzë, zbardhet dëshmia…

Fabian Muçollari, 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila, më 14 shtator 2016, është…

1 hour ago

Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit, ndërhyrje intensive për të mbrojtur parkun e gjelbër të qytetit

Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata e krijuar nga një vatër e fuqishme zjarri në masivin me pisha të Kodër…

2 hours ago