Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 20 litërshe në fshatin Rramanli të Kumanovës.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë një grua 60 vjeçare.
Ndërkohë, mëngjesin e 23 shkurtit mbetën fillimisht të vdekur tre fëmijë dhe po atë ditë, rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë dhe Shaip Alimi, 60 vjeç, mëson Albeu.com.
Të lënduarit e tjerë, tashmë vetëm 2 të mbijetuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas fqinjëve, fëmijët së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), kishin shkuar për vizitë te prindërit e tyre, por ky takim rezultoi i fundit dhe tragjik për ta.
Në mëngjes fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndenjes, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ku më pas ka ndodhur dhe shpërthimi.
“Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur”, është rrëfyer një prej fqinjëve.
Sipas Prokurorisë Publike, bombula ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar./albeu.com/
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…