Bluzat e bardha janë në frontin e parë në përballje me koronavirusin, e megjithë lodhjen dhe përkushtimin e tyre, nuk marrin shpërblimin që meritojnë.
Këtë problematikë e ka ngritur dhe një mjek i Klinikës së Reumatologjisë në Kosovë, Enlirat Duraku, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së infermierëve, i cili është shprehur i irrituar lidhur me sfidat e mjekëve në kohën e pandemisë.
None found
Duraku flet ashpër ndaj qasjes së politikanëve, që sipas të cilit kërkojnë dhoma VIP e aspak nuk tregojnë mirënjohje për punën e shërbyesve shëndetësorë.
“18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet,” shkruan ai.
Reagimi
Infermierët dhe puna nën traumë psikologjike! 18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë ! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet. Le të jetë e ditur se as ujë të freskët nuk kemi, ndërsa etja pas mbajtjes deri në 6 orë pandërprerë të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, është e tmerrësisht e madhe.
Pastaj ushqimi, një copë buke dhe një jogurt, eventualisht një copë mishi, të cilin gjatë përtypjes ka mundësi të fitosh “kallje të muskujve” të fytyrës. Në anën tjetër këta që po e mbështesin që pagesa të jetë 18€ ose që nuk reagojnë, qoftë politikan apo të tjerë, në rast se infektohen kërkojnë dhoma VIP si dhe kujdes maksimal infermieror.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…