Tetëdhjetë e pesë foshnje nën moshën 1 vjeçare kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në një qark të Teksasit.
Në qarkun Nueces, numri i rasteve të reja të COVID-19 është rritur gjatë muajit korrik. Virusi ka infektuar dhjetëra foshnje dhe zyrtarët lokalë po u kërkojnë njerëzve që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.
“Aktualisht në Nueces kemi 85 foshnje nën moshën 1 vjeçare që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Këto foshnje ende nuk e kanë festuar ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni ta ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje”, tha Annette Rodriguez, drejtoreshë e Shëndetit Publik në Nueces, përcjell Telegrafi.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga muaji janar, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 3.6 milionë raste me COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gati 140 mijë prej tyre kanë vdekur.
Kurse, në Nueces janë rreth 8,100 raste me COVID-19, ku 82 kanë vdekur.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…