Categories: Uncategorized

Shpërthen Deulofeu, sulmon Barcelonën dhe Koeman

Gerard Deulofeu nuk është kursyer ndaj Barcelona-s dhe trajnerit të ri Ronald Koeman, i cili është zyrtarizuar ditën e mërkurë nga katalanasit.

Ish-futbollisti i Barçës dhe Milan-it ka përdorur fjalë të ashpra ndaj ish-trajnerit të Holandës dhe momentit që po kalojnë Messi me shokë.

“Çfarë mund të them për Koeman? Mund të them se, nga eksperienca ime personale, nuk kam shumë për të thënë sepse nuk më ka dhënë asgjë”, ka thënë Deulofeu për Radio Catalunya, duke kujtuar eksperiencën tek Everton nën drejtimin e trajnerit holandez.

“Nuk isha i kënaqur, nuk isha i lumtur dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam kërkuar të largohem dhe kam shkuar te Milan-i. Të shohim se çfarë do të bëjë në Camp Nou”.

Në lidhje me momentin që po kalon Barcelona, ish-skuadra e tij:

“E vërteta është se situata e Barcelona-s nuk më bezdis. Thjesht nuk më intereson. Nuk po u japin kohë lojtarëve të cantera-s që të mësojnë stilin e lojës”.

“Nëse do ta bënin, të rinjtë do të mësonin shumë. Mendoj se tani do të ketë disa ndryshime, por janë shumë vite mbrapa. Duhej të kishin menduar më parë për këtë”, ka përfunduar Deulofeu.

të fundit

E ke në gardërobë, detaji që do të pushtojë botën e modës në verën 2025

Me siguri edhe ju i keni vënë re kohët e fundit markat e famshme të modës, por edhe emrat në…

3 minutes ago

U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-kryebashkiakun e Hasit

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme dhe ka rikthyer për gjykim dosjen ndaj ish-kryetarit…

11 minutes ago

FOTO/ Festivali i Filmit në Kanë, Naomi Campbell tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një veshjen me gurë të çmuar nga Dolce & Gabbana

Naomi Campbell tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një paraqitje mahnitëse që bëri të martën, më 20 maj, në Festivalin…

23 minutes ago

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Dëshmoni se synoni vërtet anëtarësimin në BE

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim…

35 minutes ago

FOTOT/ Xheneta Fetahu “i vë flakën” rrjetit me format perfekte

Xheneta Fetahu, një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ka kthyer sërish vëmendjen me postimin e saj të…

42 minutes ago

Vdekja e pacientes për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale në stomak/ Kirurgu Ilir Shani: Pas operacionit pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire! Të nesërmen në mëngjes pësoi arrest kardiak

Kirurgu Ilir Shani ka reaguar lidhur me vdekjen e Valbona Xhazejnos, e cila ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale për…

46 minutes ago