Categories: Uncategorized

Shpërndante mall nëpër Tiranë, “Shqiponjat” i vihen pas 22 vjeçarit

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një shtetas, për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë goditën një tjetër rast.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit:

XH. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

4 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

7 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

24 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

38 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

43 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

59 minutes ago