Policia e Tiranës vijon goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, teksa së fundmi janë arrestuar dy vëllezër.
Finalizohet operacioni policor i koduar “SHOCK”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë teksa kapen dhe arrestohen D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Policia ka ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes…
Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se,…
Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit mëngjesin…
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata…
Zbardhen detaje nga vdekja e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi. “Shemi” ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Zëdhënësi i…
Një tjetër postim enigmatik ka shtuar dyshimet për lidhjen e shumëpërfolur midis Capital T dhe Adrola Dushit. Reperi ka ndarë…