Sot bëhen gjashtë muaj që kur COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.
None found
Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.
Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë.
Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende.
Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000.
Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika.
Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 41,000./REL
Skuadra e Juventusit po përgatit një ofertë për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, të cilin po e sheh si përforcim…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina ka ndërmarrë një sulm ndaj urës strategjike që lidh gadishullin e Krimesë…
Kulmohen sot festimet treditore në Greqi në 53 vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër juntës ushtarake. [...]Read More...
E ardhmja e Bruno Fernandesit duket gjithnjë e më larg Manchester Unitedit, pasi mesfushori portugez ka refuzuar ofertën e dytë…
Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë…
Shqiptarit Brajan Gruda i kanë mjaftuar dy ndeshje për t’u shndërruar në yll të madh të Kombëtares së Gjermanisë. Gruda…