Categories: Uncategorized

Sherri mes çunave të Rilindjes për jahtin luksoz dhe disa mijëra euro, Tare thumbon Ndreun

Duket se akoma nuk është shuar debati mes “djemve të Rilindjes”, shkak për të cilin u bë jahti “Maltese Falcon”, i cili nuk u lejua të qendronte në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant dhe ushqime nga agjencia në pronësi të bashkëshortes së Auron Tares.

Në atë kohë, Tare akuzoi Ndreun për “mihalizëm” ndaj turistëve të huaj duke i larguar ata me dhunë nga vendi, kurse Ndreu u përgjigj se shkak i akuzave ndaj tij ishte humbja e disa mijëra eurove nga agjencia e bashkëshortes së Tares, e cila do të furnizonte jahtin me karburant dhe ushqime.

Të lidhura

None found

Akuzat vijuan për ditë të tëra, ndërsa përplasje është rishfaqur sërish, tani në një kontekst tjetër, atë të akuzave të Tares ndaj Ernest Koliqit dhe Martin Camajt si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja.

Ata shkëmbyen komente me njeri-tjetrin poshtë statusit të gazetarit Arbër Hitaj në lidhje me studimin e Tares mbi Camajn dhe Koliqin.

“Arbër më duket se zgjedhja e këtyre 2 emrave (Koliqit dhe Camajt sh.r) është selektive dhe e qëllimtë dhe kerkon të godasë personat të veçantë njëlloj siç e bëri Enver Hoxha“, shkruan Ndreu,ndërsa nuk ka vonuar përgjigja e Tarës.

“Po zoti Paulin është një kërkesë personale e Erdoganit. I ka pas mbet peng që nuk i ka sulmuar këto dy personazhe dhe më ka porositur mua me i godit“, shkruan Tare.

Jahti luksoze “Maltese Falcon” u largua nga porti i Durrësit në fillim të prillit të këtij viti me argumentin se nuk mund të ankorohej pasi ishte shpallur karantina e përgjithshme nga qeveria për shkak të koronavirusit. Por, përmes statuseve në Facebook dhe daljeve në media, Auron Tare e akuzoi Paulin Ndreun se po largonte turistët.

Në reagimet e mëvonshme, Ndreu publikoi dokumente duke theksuar se shkaku i reagimit të Tares nuk ishte dashuria për turizmin, por humbja e disa mijëra eurove prej tij, pasi jahti do të furnizohej me karburant dhe ushqime nga kompania e bashkëshortes së Auron Tares.

të fundit

Një 19-vjeçar humb jetën dhe tre persona plagosen nga dy sulme me armë në një universitet në SHBA

Një 19-vjeçar u vra dhe të paktën tre persona u plagosën pas dy sulmeve me armë zjarri në një universitet…

6 minutes ago

Sulmi në Banjskë vë në provë qeverinë e re serbe: kërkohet drejtësi për përgjegjësit

Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës.…

8 minutes ago

Currency exchange rates on November 9, 2026: How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

23 minutes ago

Student demonstrations, one of Edi Rama’s toughest challenges / Italian media: Young people protest against government corruption

Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…

24 minutes ago

Albania has 53% of the EU average number of doctors relative to its population

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

24 minutes ago

Weather forecast for November 9, 2026: clouds and rain

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

24 minutes ago