Categories: Uncategorized

Sherri mes çunave të Rilindjes për jahtin dhe disa mijëra euro, Paulin Ndreu thumbon sërish Auron Taren (FOTO LAJM)

Duket se akoma nuk është shuar debati mes “djemve të Rilindjes”, shkak për të cilin u bë jahti “Maltese Falcon”, i cili nuk u lejua të qendronte në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant dhe ushqime nga agjencia në pronësi të bashkëshortes së Auron Tares.

Ky i fundit akuzoi Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare Paulin Ndreu për “mihalizëm” ndaj turizmit duke iu referuar ngjarjes së verës në Porto Palermo, pasi nuk lejoi qendrimin në port të jahtit luksoz, ndërsa Ndreu u përgjigj përmes disa postimeve rresht se në fakt “halli” i Tares nuk ishte turizmi poër disa mijëra euro që i humbën pasi kishte marrë përsipër furnizimin e jahtit me karburant dhe ushqime.

Por Ndreu nuk e ka lënë me kaq. Madje ai këmbëngul se reagimi i fortë i Auron Tares nuk lidhet me dashurinë e tij për turizmi por me xhepin.

Kështu, sëfundmi Paulin Ndreu ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku ka thumbuar sërish Taren ku shkruan:

“Jahtin Maltese Falcon që e mashtroi një agjensi se do e mbante 10 ditë ne portin e Durresit dhe ngritën furtunë ne gotë duke hedh baltë ndaj autoriteteve tona, nuk e pranojnë në portin e Limassol ne Qipro, dhe shikoni si sillet neper det pa pas asnje shans te hyjë ne port. Agjensia e Shqiptarit mashtrues tani do bejë status për kapitenerinë e portit të Limassol se janë Mihal edhe ata.”

Ai ka publikuar edhe disa fotografi ku sipas tij duket itinerari i ndjekur nga Malteze Falcon, i cili nuk është pranuar as në portin e Qipros dhe ndaj qarkullon nëpër det pa mundur të ankorohet.

Ngjarja

Jahti luksoz “Falcon Maltese” u ankorua në portin e Durrësit më datë 3 prill të këtij viti, por qëndroi vetëm 24 orë dhe u largua pa marrë furnizim dhe ushqime.

Pikërisht për këtë largesë ka lindur edhe konflikti mes Paulin Ndreut, vëllai i ish-deputetit socialist Pjerin Ndreut dhe Auron Tares, ish-funksionar i lartë i qeverisjes së PS.

Tare akuzon Ndreun me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, se nuk lejoi ankorimin e jahtit në portin e Durrësit për interesat e tija personale duke e detyruar të largohet, gjë e cila sipas tij po dëmton turizmin shqiptar.

Nga ana e tij, Paulin Ndreu pretendon se Auron Tare ka gënjyer jahtin duke i premtuar se do të qendronte dy javë në port në një kohë krize si kjo e koronavirusit, ndërkohë që kalata duhej të qendronte e lirë.

Në thelb të debatit nuk është as turizmi dhe aq më pak mikpritja shqiptare, por një sasi e madhe parash që kompania që do të bënte agjentin e jahtit për furnizimin, e cila sipas Paulin Ndreut i përket bashkëshortes së Tares, humbi disa mijëra euro nga mos lejimi i jahtit të kalatë. /albeu.com/

të fundit

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

56 seconds ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

9 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

36 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

39 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

1 hour ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago