Kanë kaluar 10 vjet që kur Real Madrid i dha lamtumirën njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të klubit, Raul Gonzalez, i cili shënoi paraqitjen e tij të fundit për Los Blancos me një gol, shkruan Albeu.com, marrë nga MARCA.
Dëmtimi nuk e lejoj më të luante pas 24 prillit te vitit 2010.
Çdo gjë filloi për të në 1994, që 16-vjeç e deri në moshën 33 vjeçare ai me Real Madrid fitoi gjithçka.
“Ka ardhur koha të largohem, unë jam 33 vjeç, deklaroi Raul në atë kohë.
“Vendimi i lehtë ishte të qëndroja, por kjo ishte mundësia ime e fundit për të kërkuar një sfidë të re, tha ai.
Sezoni 2009/10 ishte i vështirë për Raul pasi ai humbi statusin e tij si titullar i rregullt, gjithashtu kishte probleme me numrin e tij të fanellës.
Raul nuk pranoi të hiqte nga shpina numrin 7 dhe CR7 mbajti numrin 9 për një sezon.
Më pas në sezonin e ri 2010/2011 Raul firmosi për Shchalke 04 dhe Ronaldo mori numrin 7 të lënë nga Raul duke qetësuar situatën në kampin madrilen.
Raul luajti ndeshjen e tij të parë për Real Madrid kundër Real Zaragoza dhe ndeshja e tij e fundit do të vinte pikërisht ndaj Zaragozës.
“Shiko si rezultojnë gjërat, atje kam luajtur ndeshjen e parë dhe ndeshjen e fundit, shtoi ai.
“Në ndeshjen e parë kisha shumë shanse dhe unë nuk shënova, dhe në ndeshjen time të fundit dëmtova nyjën e këmbës, pastaj shënova golin e fundit. Unë jam shumë i dashur për atë qytet dhe stadiumin, tha Raul. /albeu.com/
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…
Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…
Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…