Edhe pse të karantinuar, dhuna nuk është mundur të shmanget në qytetin e Peshkopisë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia sqaron se dy vëllezër janë konfliktuar dhe kanë plagosur me sende të forta komshiun e tyre dhe djalin e këtij të fundit.
None found
Për pasojë, policia ka ndërhyrë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe ka arrestuar dy vëllezërit 20 dhe 24 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave
Vihen në prangat e Policisë 2 vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:
L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.
Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
CSKA Sofia është rikthyer në shtëpinë e saj historike, stadiumin “Ushtria Bullgare”, i cili është hapur zyrtarisht më 31 tetor…
Avokati i B. Demirit, Granit Syla ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk e ka pranuar veprën penale për…
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë…
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit.…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në…
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit…