Një sherr me thika mes të rinjve është regjistruar dje në Bulqizë. Policia njofton se rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Sipas policisë, pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke shaktuar dëmtime të lehta.
Policia arrestoi F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Në anën tjetër, në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat, pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.
Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e…
Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar,…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni…
Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e…
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java,…
Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment…