Categories: Uncategorized

Shënohet pjesëmarrje e lartë, si po shkojnë zgjedhjet në Mal të Zi

Deri në ora 17 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 68,4 % të votuesve.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve, shkruan Ulqini Online.

Të gjitha vendotimet në Mal të Zi do mbyllen në ora 20. Deri në ora 16 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 65,1% të votuesve.

Sipas të dhënave të cdt Mali i Zi, ky numër është për 9% më i madh se në zgjedhjet e viti 2016 kur deri në ora 16 kishin votuar 56,1% e votuesve,. Të gjitha vendvotimet në Mal të Zi do mbyllen në ora 20.

Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve . ipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve.

Deri në ora 12 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 45,3% të votuesve apo rreth 244 600 votues.

Sipas të dhënave të cdt Mali i Zi, ky numër është për 15,4% më i madh se në zgjedhjet e viti 2016 kur deri në ora 12 kishin votuar 29,9% e votuesve.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione. Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.

Deri në ora 11 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 35,4% të votuesve apo rreth 189 000 votues.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 35,8 %, në veri të Malit të Zi 31.7 % kurse në jug 37.1 % e votuesve.

Deri në ora 11, në zgjedhjet parlamentare të viti 2016 kishin votuar rreth 20% të votuesve.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione. Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 4 komuna.

Me informacioniet e para të daljes në zgjedhje mund të shifet se dalja në zgjedhje, deri në orën 9, është dyfish më e lart se në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas cdt Mali i zi, deri në orën 9 në votime kanë dalur 14,3 e qytetarëve, përkatësisht 75600 votues.

Kjo shifër është dyfish më e madhe se në zgjedhjet e viti 2016 kur në zgjedhje deri në ora 9 kishin dalur vetëm 6,5% e votuesve.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago