8 persona kanë gjetur vdekjen në një aksident qiellor.
Shefi i Shtabit Ushtarak të Tajvanit Shen Yi-Ming dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter në zonën malore të Tajvanit të enjten në mëngjes. Helikopteri më parë ishte raportuar si i zhdukur.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajvanit, Shen Yi-Ming vdiq kur një helikopter UH-60M u rrëzua në një zonë malore afër Taipei. Pesë persona të tjerë janë shpëtuar raportojnë mediat e huaja. Helikopteri mbante 13 persona në bord. Ata do të takonin ushtarët në Qarkun verilindor para Vitit të Ri.
Gjithsej 8 njerëz vdiqën në këtë aksident dy gjeneralë të mëdhenj – Yu Chin-Wen, zv / drejtor i Byrosë së Luftimeve Politike të Tajvanit dhe Hung Hung-chin, zëvendës shef i shtabit të përgjithshëm për inteligjencën e Tajvanit.
Një colonel dhe një kapiten gjithashtu kanë vdekur në aksident. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në deklaratën e saj se vendi i rrëzimit të helikopterit është identifikuar dhe dy avionë ushtarakë me rreth 80 oficerë janë dërguar në vendin e përplasjes.
Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e…
Reperi Lim Hoti, një ndër personazhet më të komentuar si banori i radhës që do t’i bashkohet kastit të Big…
Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike. Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku mbrëmjen e sotme është gjetur…
Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka sjellë jo vetëm probleme me përmbytjet, por edhe me…
Detaje të reja janë mësuar lidhur me kontrollet e kryera nga SPAK në kuadër të çështjes që lidhet me zëvendëskryeministren…