Pas publikimit të historisë së Adriana Berisha në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, shefi i Policisë së Fushë Arrëzit u arrestua për përdhunim, për tu lënë më pas i lirë për mungesë provash.
Në kohën kur kishte qenë e mitur, Adriana shkoi të denonconte në polici, por ndodhi e paimgjinueshmja, shefi i policisë e përdhunoi për së dyti dhe brenda godinës së policisë.
None found
Por emri i ish-shefit të Policisë përmendet edhe në rastet e tjera. Është pikërisht Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj, që e akuzon Durakun se i ka kërkuar favore seksuale. Camaj e bëri publike këtë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ajo kishte shkuar për të denoncuar kanosjen që i bënte ish-bashkëshorti i saj.
“Shefi i Policisë, Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kërcënimet që kam marrë më ka ironizuar, duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin. Në dhjetor të 2018-së më dhanë një urdhër mbrojte, ndërsa tani nuk pranojnë më. Nuk e di çfarë faktesh duan më, pasi u kam dërguar çdo gjë të dokumentuar,”-shprehej ajo disa vite më parë për një të përditshme”, deklaroi Camaj.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…
Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…