SHBA shënoi një rekord shqetësues ditor të enjten prej më shumë se 75 mijë personash të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të gazetës “Neë York Times”. U desh një javë që të tejkalohej rekordi i mëparshëm prej mbi 68 mijë të infektuarisht të rinj, i vendosur të premten e kaluar.
Ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus po shkon në rritje, zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të shpërndajnë mesazhe të ndryshme se si ta trajtojnë pandeminë.
Guvernatori i shtetit jugor të Alabamës Kay Ivey, nxori të enjten urdhërin që detyron banorët të vendosin maska në publik, ndërsa shteti raportoi rreth 50 vdekje të reja të mërkurën. Guvernatori i Montanës Steve Bullock urdhëroi vendosjen e detyrueshme të maskave në të gjitha mjediset publike të brendshme në ato lokalite ku ka katër ose më shumë persona të infektuar.
Por në shtetin jugor të Xhorxhas, i cili regjistroi rreth 3,900 raste të reja, totali i dytë më i lartë i tij që nga fillimi i pandemisë, guvernatori Brian Kemp lëshoi një urdhër të ri që ndalon qytetet të vendosin me detyrim maska, duke shtuar se “inkurajon fuqishëm përdorimin e tyre”.
Disa kryetarë bashkish të këtij shteti, përfshirë kryeqytetin Atlantën, kanë bërë të ditur se do ta kundërshtojnë vendimin e Kemp dhe do të zbatojnë urdhrat që tashmë kanë nxjerrë për përdorimin e detyruar të maskave.
Deri tani 26 nga 50 shtete amerikane kanë urdhëruar përdorimin e detyruar të maskave. Shtetet e Bashkuara kanë mbi 3.5 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 138 mijë të vdekur, që prej fillimit të pandemisë. VOA
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…