Categories: Uncategorized

Shaqiri i vendosur, kërkon shkëputjen e kontratës me Liverpoolin për të kaluar te Fenerbahce

Xherdan Shaqiri është i vendosur për t’u larguar nga skuadra e Liverpoolit gjatë kësaj vere. Madje, mësohet se Shaqiri ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Liverpoolin për t’iu bashkuar Fenerbahçes, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje në parim.

Kështu, ka shkruar sajti i njohur turk “Fotomaç” të enjten. Arsyeja që Shaqiri po kërkon shkëputjen e kontratës me Liverpoolin është kërkesa e lartë e ekipit anglez për ta liruar që të transferohet te Fenerbahçe.

Për ta lënë të lirë Shaqirin, Liverpooli të paktën po pretendon të marrë një ofertë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim.

Shaqiri 28-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në fund 2023 dhe në rast se shkëput kontratën, atëherë ai do t’i bashkohej Fenerbahçes si futbollist i lirë.

Fenerbahçe ka kohë që ka shprehur interesim për Shaqirin, të cilin e sheh si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen, por kërkesa e Liverpoolit për ta lënë të lirë po e pengon Shaqirin ta realizojë transferimin.

Si rezultat i kësaj, Fenerbahçe ka kërkuar nga Shaqiri të insistojë në shkëputjen e kontratës me Liverpoolin për t’u transferuar si futbollist i lirë ka shkruar ndër të tjera sajti i njohur nga Turqia.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago