Categories: Uncategorized

Shahini: Nuk do të përfshihem në zgjedhjet e 2021

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se nuk do të përfshihet në zgjedhjet e 2021 dhe se për këtë vendim ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë me Ilva Taren, ministrja tha se ky vendim ishte i vështirë, por është marrë pasi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndjesie ju jep të jeni në qendër të punës, por edhe diskutimeve për t’i larguar nga qeveria?

Besa Shahini: Këto janë diskutime normale kur jemi futur zyrtarisht në vit parazgjedhor. Këtu reflektohen të gjitha deshirat, vullnetet, ambiciet brenda partisë dhe besoj se kjo është e shëndetëshme. Kjo tregon që është një parti dinamike.

Mendoni që dalin nga partia këto zëra për largimin tuaj?

Besa Shahini: Unë besoj që dalin nga gjithandej. Është një diskutim që nuk ndodh vetëm për PS, por ndodh për të gjitha partitë, por është e rëndësishme për ne tani për shkak se jemi duke qeverisur.

A është e vërtetë që do të ketë një largim tuajin?

Besa Shahini: Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë.

Mund ta dimë pse e keni marrë këtë vendim?

Besa Shahini: Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri. E gjithë familja ime jeton në Kosovë dhe përkundër afrimit që kemi bërë prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe. I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

7 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

25 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

32 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

40 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago