Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë lajmin se maturantët, ndryshe nga herët e tjera nuk do të kenë mundësi që të realizojnë mbrëmjet e maturës.
Këtë e bëri të ditur gjatë komunikimit të radhës, Ministrja Besa Shahini ku ka adresuar një sërë pyetjesh të ardhura këto kohë nga maturantët.
Përsa i përket përmbatjes së provimit të sivjetshëm të maturës, Shahini njofton se duke filluar nga data 4 maj do të ketë komunikime të përditshme nga ana e drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi elemente dhe detaje të ndryshme të këtij provimi.
Ndërkohë, ajo shprehet se “paralelisht, platforma akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat do t’i transmetojnë në RTSH. Kështu që, jam e bindur që sivjet do të jeni më të përgatitur se kurrë më parë për të bërë provimin e maturës”.
Në video-mesazh, Ministrja Shahini cek edhe një element të rëndësishëm përsa i përket rikthimit në shkollë më 18 maj të maturantëve, duke sqaruar se:
“Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë”.
Ndërkohë, pyetjes së “nëse do të ketë mbrëmje të maturës sivjet”, ajo përgjigjet: “Për fat të keq, jo. Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve, kështu që sivjet ato duhet të anulohen dhe të gjejmë forma të tjera për të festuar”.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…