Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pasi shtiu zjarr ndaj forcave policore.
Ai ka tentuar t’i ikë forcave të policisë të cilat kishin shkuar për ta arrestuar dhe me armë në dorë ka qëlluar drejt efektivëve.
Këta të fundit i janë përgjigjur duke hapur zjarr dhe në këto rrethana, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.
Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.
Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /albeu.com/
Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak…
Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Në këtë mbrëmje do…
Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj rimerr përkohësisht mandatin e deputetit falë…
Amber Candy, ka folur në “Se luan topi”, për fituesin e BBV, Gjestin. Amber e cilëson atë si të shkëputur…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 maj) pranë shkollës Ismail Qemali në Tiranë. Mësohet se një mjet i…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se do të sanksionojnë Rusinë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje, që do…