Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njofton se janë regjistruar edhe 14 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Me rastet e reja të konfirmuara nga IKSHPK-ja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 224, ndërsa numri i viktimave është gjashtë.
Në njoftimin për media, ky institut ka përfshirë edhe rastet me COVID-19 edhe në komunat e banuara me shumicë serbe.
“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe shtatë pacientë janë shëruar, që e çon në 37 numrin e të shëruarve në Kosovë.
Nga radhët e komunitetit serb në Kosovë janë infektuar 36 persona, ndërsa një ka vdekur.
Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi. Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. REL
Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur…
Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili…
Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar sërish si kandidat për kryetar të Kuvendit, Dimal Bashën. Propozimin e Bashës e bëri deputetja…
Nicki Nicole, emri i vërtetë i së cilës është Nicole Denise Cucco, është një këngëtare, repere dhe kantautore e njohur…
Loredana Brati ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur për Big Brother VIP Albania 4 dhe për…
Gjykata e Posaçme, la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më…