Rikthimi i Serie A duket ende larg për të qenë i sigurt, pasi shoqata e mjekëve të klubeve kanë paralajmëruar dorëheqjen nëse konsiderohen përgjegjës ligjërisht për lojtarët që mund të preken nga COVID-19, pas rikthimit të futbollit.
Qeveria dhe Komiteti Shkencor kanë dërguar sërish protokollin mjekësor me disa ndryshime, para se stërvitjet grupore të fillojnë më 18 maj.
None found
Këto ndryshime thonë se nëse një lojtar ose anëtar i stafit teston pozitivisht për koronavirus, i gjithë grupi atëherë duhet të kalojë në karantinë prej 15 ditëve, dhe nëse ka një testim pozitiv, mjeku i klubit do të mbahet përgjegjës.
“Ne tashmë kemi paralajmëruar ekipin tonë ligjor pasi lexuam protokollin”, ka deklaruar Enrico Castellacci, president i Shoqatës së Mjekëve në Futboll.
“Kam marrë shumë mesazhe nga kolegët e Serie B, të cilët po kërcënojnë të japin dorëheqje në rast se çështja e përgjegjësisë nuk rishikohet, pasi do të shndërrohej në një çështje ligjore për ta. Klubet duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë”./
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra…
Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka përjashtuar një transferim të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili kohët e fundit shprehu…
Barcelona po shqyrton sërish mundësinë e transferimit të Alessandro Bastonit nga Interi, por realizimi i këtij operacioni duket shumë i…
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një…
Banka Popullore njofton qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka AD Bitola, por nuk kanë kartela pagese, se që…
Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…