Categories: Uncategorized

Sekuestrohen 41 mijë euro që po transportoheshin drejt Greqisë

Policia Kufitare ka sekuestuar 41000 euro, ndërsa nis procedimi penal për personin që nuk i deklaroi ato në kufi.

Sekuestrimi është bërë në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ku gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë u gjet shuma e majme.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit.

Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

të fundit

Vonesë në hapjen e qendrës së votimit në Vlorë, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

Ditën e sotme më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të shpërndara në 12 qarqe të…

1 minute ago

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik, qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

Në pjesën më të madhe të vendit, procesi i votimit ka nisur, por janë hasur disa probleme. Qytetarët në qendrën…

6 minutes ago

Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj (VIDEO)

Denoncime të shumta po vijnë për blerje votash. Një i tillë ka ardhur sërish nga Mati, ku duket se është…

19 minutes ago

Tek Parku Olimpik kapakët e votimit të vendosura mbrapsht, votimi ende s’ka nisur, njerëzit presin në radhë

Ditën e sotme, në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Por, duket se që…

25 minutes ago

Hapen qendrat e votimit, vonesa me votimin elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Ditën e sotme, në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Por duket se që…

39 minutes ago

Shqipëria voton/ Qytetarët zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë në Kuvend

Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të…

51 minutes ago