Autoritetet venezuelase njoftuan se së paku 40 persona kanë mbetur të vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar nga një kryengritje që shpërtheu në një burg në pjesën qendrore të vendit.
Trazirat në burgun “Llanos” filluan me një protestë të të burgosurve, të cilët kërkonin që të afërmit e tyre të kenë të drejtë të sjellin ushqim për ta në burg. Më pas, mes të burgosurve dhe rojave të burgut shpërtheu një përleshje e armatosur, bëri të ditur ligjvënësja Maria Beatriz Martinez.
Ajo tha se gjithashtu se shefi kombëtar i burgjeve është lënduar nga shpërthimi i një granate. Burgu ku ndodhi përleshja e përgjakshme ndodhet në qytetin Guanare, 450 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Karakas.
Ministrja venezuelase e shërbimeve korrektuese, Iris Varela, e konfirmoi kryengritjen, duke thënë për një gazetë lokale se një grup i të burgosurve fillimisht i sulmoi disa roje që ishin duke qëndruar jashtë burgut.
Ndryshe, Venezuela i ka rreth 350 burgje ku mund të mbahen 110,000 të burgosur. Sidoqoftë, zyrtarët për të drejtat e njeriut thonë se këto burgje janë të dhunshme dhe të mbingarkuara, ku kontrollin e kanë bandat që trafikojnë armë dhe drogë.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…