Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është acaruar me fjalët se nuk ka fituar asgjë në Itali. Ai të martën ka thënë se ka fituar promovimin disa herë në divizione të ulëta gjatë karrierës 20-vjeçare si trajner.
Bilanci i Sarrit është diskutuar sërish ndërkohë që Juventusi po përgatitet që të përballet me ish-klubin e tij, Napolin, të mërkurën mbrëma në finale të Kupës së Italisë në Romë.
61-vjeçari e ka transformuar Napolin gjatë tri viteve në këtë klub. Napoli ka luajtur lojë me tempo të lartë dhe me pasime, që është quajtur “Sarriball”.
Por ai nuk ka fituar titullin në Serie A apo Kupën e Italisë dhe kur Chelsea fitoi Ligën e Evropës vitin e kaluar, është paraqitur gjerësisht si trofeu i parë i madh i tij në karrierë.
“Më shqetëson kur njerëzit thonë se unë nuk kam fituar asgjë në Itali”, ka thënë Sarri në konferencë për shtyp. “Kam fituar promovimin në fushë në thuajse secilin divizion, nga kategoria e gjashtë e deri në Serie A. Është gjë e madhe për të realizuar. Jam i lumtur me atë që kam arritur. Natyrisht ka shumë dëshirë për të fituar trofeun por ai është për tifozë dhe për të gjithë ne. Nuk mendoj për të kaluarën”.
Sarri ka siguruar promovimin në ligat regjionale të Italisë me Cavriglian dhe më pas me Antellan gjatë viteve nëntëdhjeta. Ka udhëhequr Sansovinon nga kategoria e gjashtë drejtë kategorisë së katërt, për tri vjet. Sangiovannesen e ka udhëhequr drejt kategorisë së tretë në vitin 2004 dhe më pas Empolin drejt Serie A në vitin 2014.
Por fitimi i trofeve është obligim te Juventusi, që ka dominuar futbollin italian në dekadën e fundit.
“Të punosh në një mjedis që është mësuar të fitojë është më e vështirë. Por fitorja asnjëherë nuk duhet të merret e garantuar”, ka thënë Sarri.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…