Categories: Uncategorized

Sanatoriumi kthehet në spitalin e dytë për COVID-19, operohet pacientja e parë

Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend. Ky spital ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19″, bëri të ditur Manastirliu.

Të lidhura

None found

Manastirliu bëri të ditur se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me covid-19.

Ministrja e Shëndetëisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin. “Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu

Aktualisht në Shqipëri janë 212 raste të konfirmuara pozitivë me COVID-19, dhe janë kryer 1436 teste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

2 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

2 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

2 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago