Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë në një deklaratë bërë në rrjetin social facebook flet për presion në drejtim të mjekëve dhe infermierëve që ishin të gatshëm të flisnin në media, sa i përket rasteve fatale të vetëvrasjeve të dy personave në Spitalin COVID 2, “Shefqet Ndroqi”.
Shoqata ngre disa pyetje dyshuese duke nisur me faktin se prej kohësh mjekëve dhe Infermierëve që punojnë në këto spitale u është dhënë urdhër që të mos japin më intervista për mediat.
None found
“Sa te verteta jane shifrat per te shtruarit ne Spitale apo mos valle shifrat jane shume here me shume se deklarohen???
Pse nuk deklarohen shkaqet e vdekjeve te pacienteve qe kane nderruar jete deri tani???
Sa i trajnuar dhe sa i sigurte eshte personeli qe sherben ndaj ketyre pacienteve???” janë disa nga pyetjet e ngitura nga Shoqata, ndërsa thekson në fund të deklaratës se presioni ndaj personelit që shërben “nuk zgjidh asgje vetem sa fut me shume ne depresion stafin qe sherben!!!!!”
Reagimi i plotë:
Nuk zgjidhen gjerat me presion…
Pas deklarates se bere diten e djeshme dhe kerkeses qe infermieret dhe mjeket qe punojne ne dy spitalet covid vjen presioni ne drejtim te Shoqates dhe shume mjekeve dhe Infermiereve qe ishin te gatshem te flisnin per kete situate.
Lind pyetja pse prej kohesh ju eshte dhene urdher mjekeve dhe Infermiereve qe punojne ne keto spitale te mos japin me intervista per mediat???
Pse asnje specialist nuk del te flas me per situaten ne vend por vetem personat e komitetit te caktuar nga Ministria,vetem ISHP apo vetem 2-3 idivid qe skane lidhje me specialitetin e semundjeve infektive???
Sa te verteta jane shifrat per te shtruarit ne Spitale apo mos valle shifrat jane shume here me shume se deklarohen???
Sa eshte numri i mjekeve dhe infermiereve qe punojne ne keto spitale???
Kush eshte protokolli qe ndiqet per mjekimin dhe trajtimin e ketyre te semureve dhe pse akoma nuk ka nje deklarim publik per trajtimin e ketyre te semureve???
Pse nuk deklarohen shkaqet e vdekjeve te pacienteve qe kane nderruar jete deri tani???
Sa i trajnuar dhe sa i sigurte eshte personeli qe sherben ndaj ketyre pacienteve???
Sa eshte numri i mjekeve dhe Infermiereve te prekur nga covid 19 dhe si jane trajtuar ky staf qe u sherben pacienteve???
A ka vendi yne personel mjaftueshem per perballimin e situates dhe a ka kapacitete mjaftueshem per te semuret qe shtrohen ne spitale???
Kur ti jepni pergjigje ketyre pyetjeve atehere drejtojeni gishtin ndaj personelit.
Sepse presioni nuk zgjidh asgje vetem sa fut me shume ne depresion stafin qe sherben!!!!!
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…