Categories: Uncategorized

Rudina Hajdari zbulon prapaskenat e mbledhjes së Reformës: Këta i shkelën syrin njëri-tjetrit

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshullit Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është shprehur se sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, anëtarët i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht ndryshimeve.

Hajdari thekson se për sa kohë që janë listat e deputetëve, përfaqësuesit në Këshillin Politik e kanë kryer misionin e tyre dhe sipas saj më pas e zhvendosin vëmendjen në diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë.

Po ashtu deputetja shprehet e vendosur për ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe thekson se “ka ardhur në Shqipëri vetëm për të forcuar dy parimet, lirinë dhe demokracinë”.

“Kryetarët kanë 30 vite në pushtet ulen në tryeza për të ndarë hesapet. E kam thënë që në 14 janar do vazhdoj betejën për ndryshimin e sistemit se besoj se në këtë vend nuk ka liri e demokraci. Unë jam kthyer në Shqipëri për këto dy parime, për të forcuar lirinë e demokracinë, nuk kam gjetur liri se kur shpreha mendimin në kuvend u quajta tradhtare dhe nuk kam gjetur demokraci se kemi në pushtet një autoritar që nuk lëshon pe.

Shqiptarët e duan këtë betejë, ndaj i ftoj të më bashkohen, ndryshe do ngeleni në duart e tyre që duan interesin e tyre, ata i kanë gjërat e tyre në rregulloj por i harrojnë shqiptarët, cdo grua, nënë student që s’ka shpresë të më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhore, momenti është tani të dashur shqiptarë, po bëjmë një reformë zgjedhore. Sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht. Për sa kohë që janë listat e deputetëve, këta e kanë kryer misionin e tyre. Dhe merren me diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptar. Unë kam ardhur në Shqipëri vetëm për të forcuar dy parimet, lirinë dhe demokracinë”, tha Hajadri.

të fundit

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Pas samitit të Ukrainës në Uashington, Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po…

16 minutes ago

Aksident i rëndë në Pejë/ Makina përplaset me shtyllën, humb jetën një person

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Si…

45 minutes ago

Stuhia në Kukës/ Rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kukësi është përfshirë nga moti i keq me…

52 minutes ago

Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç

Qeveria norvegjeze, ka bërë të ditur se nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën…

1 hour ago

Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën

Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të…

1 hour ago

Miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga ndalimi i celularëve, te masat kundër bullizmit

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kanë miratuar një…

2 hours ago