Categories: Uncategorized

Ruçi pajis deputetët me tableta, 8.4 mln për sistemin e votimit

Përveç pagava të larta dhe benefiteve që ofron statusi i deputetit, këta të fundit kanë edhe të gjitha lehtësisë për të votuar. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë ndryshime të tjera për sa i përket zhvillimit të seancave parlamentare.

Pas vendimit të marrë disa vite më parë nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli për pajisjen e deputetëve me kompjuter dhe vendimit të Metës për ti zëvendësuar PC me laptopë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka vendosur që t’i zëvendësojë ato me tableta, shkruan tirananews.al.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto të 140 deputetët janë të pajisur me tableta në tavolinat e tyre krahas.

Por për të lehtësuar votimin, Kuvendi ka vendosur edhe për ndryshimin e sistemit të votimit.

Në prill Kuvendi parashikon që të zhvillojë tender për shërbimin e mirëmbajtjes së sistemit elektronik të votimit me vlerë 8,4 mln lekë të rinj. Tashmë duket se deputetët do t’i thonë lamtumirë kartonit të kuq ose jeshil me të cilin kanë votuar për vite të tëra.

të fundit

I mori 8 mijë euro klientit për ta liruar nga burgu, SPAK reagon për arrestimin e avokatit Besart Logu

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj avokatit Besart Logu ditën e…

1 minute ago

Presidenti i UEFA-s Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit…

14 minutes ago

Akuzohen për korrupsion aktiv/ Kush janë biznesmenët e dërguar për gjykim të lidhur me Erion Veliajn?

SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenët e lidhur me Erion Veliajn. Mbi biznesmenët rëndojnë akuzat “Korrupsioni…

16 minutes ago

Regjistrohen në universitete vetëm 75% të maturantëve/ Raundi i dytë nis nga 9 shtatori deri më 8 tetor

Ditën e sotme fillon faza e fundit e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike. Faza e 7-të dhe e…

35 minutes ago

Mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Pas mosnjohjes së zgjedhjeve, duhet reagim i fortë nga opozita, të mbahen protesta

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Ervin Salianji para gazetarëve deklaroi se në mbledhjen e parë të parlamentit, opozita duhet…

1 hour ago

SPAK dërgon për gjykim dosjen Veliaj/ 13 akuza për kryebashkiakun dhe 12 për bashkëshorten Ajola Xoxa, përfundojnë hetimet edhe për 7 biznesmenët, deputeten e PS e 8 të tjerë

Prokuroria e Posaçme (SPAK), përmes një komunikate për mediat, ka njoftuar përfundimin e hetimeve paraprake dhe ka dërguar për gjykim…

1 hour ago