Policia Rrugore në Durrës, ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin ndaj drejtuesve të cilët drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, parakalimet e gabuara dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara.
Gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë arrestuar në flagrancë 15 shtetas të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 4 të tjerë për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjeti si dhe është proceduar në gjëndje të lirë një tjetër.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.T., S. S., A. Xh., M. F., A. T., dhe A. T., pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi N. M.
Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
111 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
77 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
965 masa për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë pezulluar 146 Leje Drejtimi nga këto: 129 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 17 për mos mbajtje krahu dhe parakalime të gabuara.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…