Categories: Uncategorized

Rrugët e qytetit të boshatisura, kryebashkiaku shpërthen në lot (VIDEO)

Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro u përlot gjatë një video-transmetimi të drejtpërdrejtë nëpër rrjetet sociale, ku shfaqej duke shëtitur në rrugët e boshatisura të qytetit që drejton dhe prezantonte masat e marra kundër koronavirusit.

“Në këto vite kemi bërë shumë sakrifica në mënyrë që të gjallërojmë këtë qytet, që të tërheqim shumë turistë…Jam i sigurtë që do t’ia dalim mbanë. Duhet të kemi besim.

Tani është koha që të respektojmë rregullat e vendosura e që na vijnë nga kabina e regjisë (Qeveria), sepse sa më shumë të respektojmë rregullat, aq më shpejt do të vendosim me shpatulla për muri këtë situatë emergjence”, deklaroi ai ndër të tjera.

Decaro prezantoi përmes videos në fjalë qytetin e boshatisur, me lokalet dhe dyqanet që kanë respektuar orën 18:00 për t’u mbyllur, ndërsa në rrugë ndjehen edhe sirenat e policisë vendore që janë vënë në qarkullim për të mbikëqyrur zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes.

të fundit

Nepali zgjedh kryeministren e parë femër pas protestave të dhunshme. Kush është ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Sushila Karki?

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…

4 minutes ago

Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…

17 minutes ago

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

42 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

51 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

1 hour ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

1 hour ago