Categories: Uncategorized

Rritet çmimi i mishit vendas, arsyet

Me datën 1 janar 2020 të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit në vend rriten në mënyrë të unifikuar çmimet me rreth 10 për qind për të gjithë prodhimet e tyre.

Një kilogram kremviçe e tymosur kushtoi pas 1 janarit me shumicë 690 lekë nga 640 lekë që ishte deri në ditën e fundit të dhjetorit 2019. Gjithashtu çmimet u rriten me 50-70 lekë për kilogram edhe për pancetën dhe proshuten, sipas listës bashkëngjitur. Për pasojë shitësit e pikat e pakicës e kanë reflektuar të gjithë rritjen e çmimit në konsumatorët fundor.

Administratoret e fabrikave të përpunimit të mishit në vend pohuan se, rritja e çmimeve erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të mishit të derrit me rreth 40 për qind në tregjet globale.

Luan Leka i cili zotëron fabrikën më të madhe të përpunimit të mishit në vend EHW, tha se prej vitit të kaluar kostot e industrisë janë rritur se tepërmi nga rritja e çmimeve të mishit të derrit në tregjet ndërkombëtare. Kjo rritje, sipas Lekës, është nxitur nga sëmundja e murtajës së derrit në Kinë e cila ka çuar në eliminimin e rreth 200 milionë derrave vitin e kaluar. Kjo zhdukje masive e derrave në Kinë ishte e barabartë me të gjithë prodhimin vjetor të mishit të derrit në Europë.

Prej kësaj ngjarje çmimit e mishit të derrit në Kinë gjatë vitit të kaluar u rriten me 100%, ndërsa presioni i kërkesës së Kinës në furnizuesit e mëdhenj si Brazili etj e çuan çmimin në rang global me rreth 40%.

Leka tha se, çmimet e reja nuk reflektojnë të gjitha kostot që vijnë nga importi. Çmimet e importit përbëjnë 70 për qind të kostos, pasi fabrikat e përpunimit në vend kanë si lëndë të parë kryesisht mishin e derrit. Vitin e kaluar këto kosto për fabrikat shqiptare ishin 30 për qind më të larta, teksa çmimet janë rritur 10 %. Leka tha se çmimet do të vijojë të rriten edhe në dy vitet në vijim për të mbuluar në mënyrë graduale humbjet që po krijohen nga çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare.

Mirëpo kjo rritje e nënprodukteve të mishit do të çojë në një rritje zinxhir në çmimet e të gjitha produkteve të mishit, që nga prodhimi vendas tek mishi i vicit, derrit, pulës dhe peshkut. Kjo tendencë është vënë re edhe herët e kaluara, ku çdo rritje në çmimet e mishit të importuar reflektohet edhe në prodhimin vendas dhe në llojet e tjera të mishit të importuar./monitor/

të fundit

Milaim Zeka reagon ndaj deklaratës së Laertit për Gjestin

Edhe pas më shumë se dy javësh që nga mbyllja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP…

6 minutes ago

Hailey rikthehet në Met Gala 2025 pas dramës së vitit 2021, e vetme pa Justin Bieber

Hailey Bieber u shfaq e vetmuar dhe me një qëndrim të përmbajtur në Met Gala 2025, duke munguar krahas bashkëshortit…

6 minutes ago

Përplasja me armë në Laç la pas një viktimë, Gjykata lë në burg Klevis Ndrecën dhe Danjel Gjeloshin

Gjykata e Lezhës lënë nën masën e sigurisë "burg pa afat" Klevis Ndrecën dhe Danjel Gjeloshin të arrestuar për përplasjen…

19 minutes ago

“A po frikësohesh a? Hajde përballemi” – Xheneta i futet ‘live’ në emision avokates së Drilonit, ajo largohet dhe shmang ballafaqimin me të

Një episod i tensionuar ndodhi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi…

24 minutes ago

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj ka nxjerrë sërish në pah…

37 minutes ago

Prej 3 ditësh, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos! Haki Çako: Operacion shumë i vështirë, do vëmë të gjitha kapacitetet

Kërkimet për gjetjen e e trupit të 29-vjeçarit Ardit Beshiri, vijojnë tashmë prej 3 ditësh, ndërsa në operacionin e kërkim-shpëtimit…

48 minutes ago