Categories: Uncategorized

Rritet bilanci, 79 viktima e 2263 të prekur nga koronavirusi në Itali

Bilanci i koronavirusit në Itali ka shkuar në 79 viktima, 2263 të prekur dhe 160 të shëruar.

Ndërkohë në Bergamo, është shtruar në spital edhe një foshnjë, që ka rezultuar pozitive ndaj testit të koronavirusit. Në romë, ka rezultuar pozitiv një polic ndërkohë që në Milano, virusi ka prekur dy gjykatës çka edhe ka bërë që të evakuohet një kat i tërë i pallatit të drejtësisë.

Ndërkohë, zyrtarët i kanë bërë thirrje të gjithë banorëve, mbi moshën 65 vjeç, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të paktën tre javë. Organizata botërore e shëndetësisë ndërkohë ka paralajmëruar se masat mbrojtëse si maskat dhe syzet e përdorura nga punonjësit e shëndetësisë, që po luftojnë koronavirusin, po mbarojnë. Shefi i OBSH paralajmëroi se rezervat po bien shpejt dhe shtoi se kjo është shkaktuar nga kërkesa në rritje, manipulimi dhe keqpërdorimi. Ai tha se prodhuesit duhet të rrisin kapacitetin e prodhimit me 40 për qind në mënyrë që të plotësohen nevojat e komunitetit mjekësor.

Ka patur më shumë se 90 mijë raste të raportuara të Covid 19 në të gjithë botën dhe mbi 3110 viktima. Numri i infeksioneve të reja ka rënë në mënyrë dramatike në kinë, por është rritur jashtë saj, ndërkohë që në SHBA, numri i viktimave ka shkuar në gjashtë. Sipas të dhënave të OBSH virusi tani është shpërndarë në më shumë se 73 vende dhe territore të botës.

Koreja e jugut mbetet vendi më i goditur pas Kinës, me 4335 raste dhe 28 viktima, ndjekur nga Italia, Irani dhe Japonia. Në Gjermani, numri i të infektuarve thuajse u dyfishua në fundjavë duke shkuar në 157. Franca regjistron rreth 130 të prekur, tre prej të cilëve kanë vdekur. Ndërkohë në Iran, i ka marrë jetën të paktën 77 personave në më pak se dy javë, shifra më e lartë kjo e viktimave në botë, jashtë kinës. Republika islamike madje ka liruar përkohësisht më shumë se 54 mijë të burgosur në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit në burgjet e mbipopulluara. Të martën, ministria e shëndetësisë tha se numri i rasteve të konfirmuara ishte rritur me më shumë se 50 për qind për të dytën ditë radhazi duke shkuar në 2336 edhe pse mendohet se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë. Raste të lidhura me Iranin janë raportuar edhe në Afganistan, Kanada, Liban, Pakistan, Kuvajt, Bahrein, Irak, Oman, Katar dhe emiratet e bashkuara arabe. Edhe një numër zyrtarësh të lartë iranianë janë prekur nga virusi dhe 23 nga 290 anëtarët e parlamentit kanë rezultuar pozitivë.

Koronavirusi ka prekur edhe rezervën federale amerikane. Presidenti i saj, Jerome Powell, njoftoi se ishin reduktuar normat e interesit dhe kjo sipas tij, nuk do të reduktojë infeksionin dhe as nuk do të përmirësojë situatën, por do të ndihmojë në rritjen e besimit.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

28 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

57 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago