Categories: Uncategorized

Rritet alarmi, shkon në 132 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës

132 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas BBC, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bëri të ditur se nga virusi i ri kanë vdekur 132 njerëz derisa 5.974 raste janë konfirmuar si të infektuar.virusi

Rreth 9,200 raste të dyshuara të sëmundjes së frymëmarrjes po monitorohen, tha autoriteti shëndetësor qeveritar, në një deklaratë më 29 janar.

Dhjetëra raste janë konfirmuar edhe jashtë territorit të Kinës, përfshirë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe gjetkë në Azi.

Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti kinez Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit.

Australia planifikon të fuse ne karantine 600 qytetarët e saj të kthyer nga pushimet ne keto zona. Japonia, SH.B.A dhe BE gjithashtu po riatdhesojnë qytetarët e tyre.

Presidenti Xi Jinping e quajti virusin një “djall”, por tha që Kina do ta mposhte.

Një ekspert nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) tha se mund të duhen edhe 10 ditë të tjera për të arritur kulmin.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon atë të SARS-it, një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën më 2002-2003.

Simptomat e llojit të ri të koronavirusit përfshijnë ethe, kollë dhe pengesa në frymëmarrje.

Autoritetet kanë mbyllur qasjen në 17 qytete në provincën Hubei, ku besohet të jetë origjina e virusit.

Të huajt kanë filluar të largohen nga krahina e goditur nga virusi ku janë bllokuar më shumë se 50 milione njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka njohur shpërthimin e virusit si një emergjencë kombëtare, por ende nuk e ka shpallur atë si një emergjencë ndërkombëtare.

të fundit

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës –…

6 minutes ago

Tenderat me inteligjencë artificiale, Rakipi: Kur gabon “Diella”, kë arreston SPAK-u?

Kryeministri Edi Rama, shpalosi një "ministre" të re në qeveri, e cila nuk ka prani fizike, pasi do të jetë…

15 minutes ago

A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga forumet

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…

46 minutes ago

Rama i “dhuroi” postin e deputetes, Iris Luarasi i propozon PD-së kandidatët për Bashkinë e Tiranës

Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…

1 hour ago

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

2 hours ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

2 hours ago