Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mën si një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur vendin tonë, ku 51 persona humbën jetën tragjikisht teksa qindra të tjerë u lënduan dhe pësuan dëme të mëdha materiale.
Një prej pallateve që mori jetën e dy personave, u shemb për shkak të ndërhyrjeve në kolona nga pronari i lokalit “Barons”, i identifikuar si Artur Terziu.
Gjykata ka vendosur ta dënojë me masën “arrest me burg”, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shëmb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Pòlicia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën pënale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
Specialistët për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Pòlicisë Durrës ëkzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrëst në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shëmbur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…