Aktori turk Ozan Guven, i njohur nga roli i Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, ditët e fundit është bërë pjesë e një skandali për të cilin po flasin të gjithë.
Mediat turke kanë raportuar se Ozan Guven dhe e dashura e tij, Deniz janë rrahur pas një sherri.
None found
Të dy ata kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë dhe kanë publikuar fotot ku shfaqen me sy të nxirë e me shenja në fytyrë e në trup. Sipas dëshmive të tyre ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e aktorit në Stamboll pas një sherri mes tyre.
Aktori e akuzoi të dashurën se e ka kërcënuar duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën.
Ndërsa ajo e denoncoi Ozan Guven se ka ushtruar dhunë pasi e kundërshtoi për sjelljen e tij të papërshtatshme. Ditën e sotme gjykata ka dhënë vendimin për aktorin i cili për 2 muaj nuk mund t’i afrohet të dashurës së tij.
Ozan Guven e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura. Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit.
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, i ftuar në News24, ka komentuar protestën studentore që vijon prej ditësh në Tiranë,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. "Gjykata…
Një shtëpi që fsheh nën tokë një labirint të vërtetë me tunele dhe dhoma të shumta është shitur në ankand…
Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…
Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…