Categories: Uncategorized

Roza Anagnosti në lot për Teatrin: Nuk e justifikoj policinë

Aktorja Roza Anagnosti nuk ka mundur të mos e shfaqë trishtimin për atë që po ndodh tek Teatri teksa është përlotur.

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.

Aktorja e madhe e ka quajtur të turpshme atë po ndodh dhe i ka bërë thirrje policisë të lirojë kolegët dhe të mos i prekë gazetarët.

Unë nuk kam gjë për të fshehur e kam thënë të sinqertë. Asnjëherë nuk kam qenë hipokrite dhe nuk kam qenë për konflikt. Kam qenë për mirëkuptim, për ulje dhe për bisedë. Më trishton të shoh qytetarët e mi që në fund të fundit kanë të drejtën e tyre. Nuk mund të bëhet kjo gjë, është e turpshme, e padrejtë dhe kolegët e mi t’i lirojnë sa më shpejtë. Duhet respektuar ndjeshmëria e gjithsecilit. Policia ju lutem shumë, kanë bashkatdhetarët e tyre, duhen mirëkuptuar, nuk duhet bërë kjo.

Nuk e justifikoj dot, natën, në kohë pandemie…Gjërat duhet të bëhen të hapura, me argumente, në respektim të gjithsecilit. Në mëngjes i kam parë. Nuk ma mori mendja Fatmira. Konflikti brenda vetes kjo më dëshpëron akoma më tepër. Duhet respektuar gjithsecili, as gazetarët nuk duhen prekur. Kanë detyrën e tyre. Në qoftë se jemi në demokraci nuk duhet të dhunohen njerëzit. Zoti i ruajtë dhe duhet me u lut për këta njerëz që bëjnë veprime të tilla”, tha artistja e njohur.

të fundit

Horoskopi 11 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…

50 minutes ago

Kërcënuan me jetë efektivët e “Shqiponjave”, një prej të arrestuarve efektiv i FNSH-së

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…

58 minutes ago

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: “Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet!”

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…

1 hour ago

U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve

Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…

1 hour ago

U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…

2 hours ago

Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në mes të Shkodrës: Do t’ua mbushim barkun me plumba

Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…

2 hours ago