Categories: Uncategorized

Ronaldo me shokë thyejnë rregullat e izolimit, pritet të dënohen

Shtatë lojtarë të Juventusit janë larguar të hënën nga kampi stërvitor i Juventusit dhe mund të dënohen rëndë për shkak se i kanë thyer rregullat e izolimit.

Pasi u konfirmuan dy raste pozitive nga stafi të shtunën, Juventusi qëndroi i izoluar brenda qendrës stërvitore.

Por, duket se lojtarë si Gianluigi Buffon, Merih Demiral, Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo janë larguar nga kampi për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre respektive.

Mediat italiane theksojnë se “Zonja e Vjetër” nuk mund të bllokonte largimin e lojtarëve dhe se përgjegjësia mbetet individuale për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë rregullat.

Roberto Testi, nga departamenti i mbrojtjes ka theksuar se nëse lojtarët largohen pa miratimin e organeve përkatëse mund të ballafaqohen me dënime dhe se kjo nuk do të duhet të paraqiste problem për lojtarët.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

12 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

22 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

44 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago