Categories: Uncategorized

Ronaldo ka në plan ta tejkalojë Pelen dhe të bëhet më i miri i të gjitha kohërave

Cristiano Ronaldo e ka planin të tejkalojë rekordin e golave të Peles dhe të bëhet “më i madhi i të gjitha kohërave”.

Kështu të paktën ka thënë Gary Neville, ish-bashkëlojtari i Ronaldos te Manchester Unitedi.

Ronaldo ka karrierë shumë të suksesshme në nivelin më të lartë, ku është për 18 vjet. Gjatë kësaj kohe ai ka stabilizuar veten si njëri prej më të mirëve të gjeneratës.

35-vjeçari ka fituar tre tituj të Premier Leagues, dy të La Ligas, një të Serie A dhe pesë trofe të Evropës gjatë karrierës te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi. Ai po ashtu ka fituar pesë trofe të Topit të Artë.

Ai u largua nga Madridi në vitin 2018 si golashënuesi më i mirë në histori të klubit. Ka numrin më të madh të golave prej të gjithë lojtarëve të Portugalisë, me të cilën ka fituar Evropianin e vitit 2016.

Lionel Messi konsiderohet nga shumica si lojtari më i talentuar i dy dekadave të fundit, por Ronaldo shihet si rival i madh i tij dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

Neville ka treguar se si portugezi ka punuar shumë prapa skenës gjatë kohës në Old Trafford dhe beson se ish-kolegu i tij është tani i fokusuar që të matet me legjendën braziliane Pele.

Besohet se ish-fituesi i Kupës së Botës mban rekordin për më së shumti gola në karrierë, mbi një mijë. Por Neville mendon se Ronaldo nuk do të ndalet nga asgjë për të arritur shifrën e brazilianit.

“Përpjekja e tij për t’u bërë më i miri në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai është prej pak lojtarëve me të cilët kam luajtur e që publikisht kanë pranuar se trofetë individualë janë të rëndësishëm për ta”, ka thënë Neville për Sky Sports.

“Ai vetëm ka dashur të bëhet më i miri dhe ajo që ka arritur gjatë viteve është e jashtëzakonshme. Të arriturat e tij janë të mahnitshme dhe ai ka punuar shumë për to. Ai ishte i obsesionuar me shënimin e golave dhe për të përmirësuar veten çdo ditë. Ai ka ngritur shkallën e profesionalizmit çdo vit. Unë mendoj se ai ka një plan për të thyer rekordin e Peles. Ai dëshiron të jetë më i madhi i të gjitha kohërave dhe ky është qëllimi i tij i vetëm”.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

21 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

56 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

3 hours ago